Ballkani po afrohet gjithnjë e më shumë drejt një përplasjeje të fortë që edhe pse në dukje nuk shpallet, ajo po ndodh realisht në terren. Ndërsa dy vjet më parë nisi gara e armatimeve ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, ku në prapaskenë ishte SHBA dhe Rusia që u shitën armë strategjike aleatëve të tyre, kjo përplasje ka ardhur dhe është kthyer në fakt.
“Vëllazëria Sllave” shpërthen një incident të rëndë që mund të provokojë konflikt sipas analistëve serbë dhe kroatë. Beogradi ka arrestuar disa persona të dyshuar si spiunë kroatë.
Siç bën të ditur B92 prokuroria e Beogradit ka arrestuar një person që akuzohet për spiunazh. Kjo atmosferë të kujton vitet ‘50 të shekullit të shkuar ku Shqipëria dhe Jugosllavia arrestonin njerëz të akuzuar për spiunazh dhe diversion ndërkohë që Ballkani vuajti një Luftë të Ftohtë që shpërtheu në vitet ‘90. I dyshuari për spiunazh ka shtetësi të dyfishtë kroate dhe serbe dhe ndërsa ka jetuar deri në vitin 1990 në Kroaci, më pas lëvizi në Serbi duke kryer veprime diversioniste.
Një media kroate index.hr, thekson se është arrestuar një kroat që punonte për kundërzbulimin ushtarak kroat (VSOA) dhe që ka furnizuar me informacione për blerjen e armëve ruse nga Beogradi.
