Ringritja për Evropën, Arsenali ofron 30 mln euro për Turanin

Gazeta Dita

Arsenali nuk mund t’ia falë vetes edhe një sezon tjetër pa Evropë, kështu që merkatoja e “Topçinjve” këtë verë pritet të servirë mjaft surpriza për tifozët. Blerja e parë e madhe e klubit londinez me shumë mundësi do të jetë ajo e turkut Arda Turan.

Sipas asaj që shkruan “Marca”, Arsenali ka bërë gati 30 milionë euro për mesfushorin e Barcelonës, i cili asnjëherë nuk është bërë realisht pjesë e bërthamës së skuadrës katalanase. Në “Camp Nou” duket se janë dakord që 30-vjeçari të shitet dhe Premier League konsiderohet nga të dyja palët si destinacioni më i mirë.

Turan, faktikisht, ka edhe tre vite të tjera në kontratën e tij aktuale, por nuk ka më ndërmend të ngrohë stolin në Barcelonë, edhe pse atje luajnë yje si Lionel Messi dhe Neymar. Ai do një skuadër ku të ndihet protagonist. Interes për të ka shprehur edhe Interi, por duket se trajneri Arsene Wenger thuajse e ka realizuar goditjen e parë.

A do të ngopen tifozët me kaq? Padiskutim që jo, por ky është vetëm fillimi!

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *