Rinia të zgjedhë: Ndryshues apo viktima

anazapta

Shoqëria jonë  (në kompleksitetin e saj) ende s’është  shkëputur nga fragmentizmat dhe mendësitë  feudo diktatoriale. Si trysni e kësaj mendësie, ende e pushtetshme, Shqipëria  po jeton pseudo-demokracinë, nga e cila edhe ne , të rinjtë, që kemi lindur në   fillesat e demokracisë, po traumatizohemi. Pasiguria  e të ardhmes po na vret. Përgjegjësia  jonë fillon tek vota  që do të  hedhim: për subjektin apo për  individin. Të meditosh  është mënçuri, të votosh është patriotizëm e përgjegjësi. Vota jonë  (veçanërisht e ne të rinjëve) duhet të jetë patjetër  “firmë e vulë” patriotike, “rrugë evropiane” e jo subjekt “kuturuje” e aq më keq e shitur. Rinia duhet ta bëjë evolucionin jashtë militantizmit utopik e folklorik edhe përballë vështirësive e presioneve. Ndryshe, jemi thjesht viktima të kësaj që po ndodh.

Edhe “demokracinë” e ndërkombëtarëve duhet ta  kuptojmë me thelbin e patriotizmit tonë inteligjent e jo në  reminishencat e tyre, që, tek e fundit, mbrojnë editorialin politik dhe diplomatik të vetin apo të vendit të tyre.

Ne të rinjtë duhet të ruhemi edhe nga pseudohistoria dhe nacionalizmi ekstrem.  Fjala vjen: s’mund të quhet “patriotike” politika shqiptare,  që  shkencërisht  e historikisht, ende s’ka zgjidhur “të drejtën historike” të 28-29 Nëntorit 1944!

 

Marsela Xhafa, Studente e Gazetarisë

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *