Ditën e hënë në orën 06:00 të mëngjesit kanë rinisur punimet për riparimin e autostradës Tiranë-Durrës, në segmentin Maminas-Sukth.
Të interesuarit duhet të kenë parasysh devijimet e rrugës dhe se si duhet të qarkullojnë për të mos pasur probleme.
“Automjetet që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Durrësit duhet të futen në nënkalimin e Maminasit(Lalëzit) të autostradës dhe të vazhdojnë në rrugën dytësore deri në kryqëzimin e Sukthit dhe në vazhdim mund të dalin përsëri në autostradë ose të vazhdojnë në rrugën dytësore.
Keshillojmë gjithashtu që mjetet e transportit të rëndë që udhëtojnë nga Fushë-Kruja në drejtim të Durrësit të kthehen në rrugën dytësore në Vorë duke përdorur nënkalimin e rrugës së re”, thuhet në njoftimin e ARRSH.
Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Maminas – Sukth do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.
Të hënën e kaluar nisën punimet në autostradë, ndërsa segmenti i parë ku u ndërhy ishte Qafë Kashar-Vorë, të premten përfundoi segmenti i dytë Vorë-Maminas, ndërsa do ndërhyhet në segmentin Maminas-Sukth.
Në fundjavë autostrada u hap, pasi fluksi i mjeteve që lëviznin drejt qytetit bregdetar është i lartë për shkak të sezonit turistik.
l.h./ dita

Cik shpejt ju lutem.
Do ti veme tarife direkt qe te futemi ne BE
keshtu qe mos vononi integrimit e vendit.