Në Kukës kanë rinisur reshjet e dëborës duke vështirësuar situatën pasi për shkak të lagështirës në rrugë nga reshjet e mëparshme të shiut dhe temperaturave të ulëta krijohen ngrica, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, por edhe qytetarëve.
Reshjet e dëborës kanë qenë me intensitet të lartë edhe në Rrugën e Kombit, ku kompania koncesionare ka nxjerrë borëpastruese për pastrimin e saj dhe kriposjen e aksit rrugor.
Rruga e Kombit kalohet pa vështirësi ku janë duke punuar 20 borëpastruese dhe 13 mjete për kriposjen e rrugës. Trashësia e borës ka qenë nga Fan- Tunel deri në Morinë si dhe Kukës-Tuneli i Kalimashit te rreth rrotullimi Kolshit deri te kilometri 60. Qarkullimi i mjeteve është i lire dhe pa probleme.
h.b/dita
