Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, kritikon presidentin Hashim Thaçi. Reagimi erdhi pasi Thaçi pohoi të martën se nuk ka vullnet që të marrë pjesë në proceset negociuese të Bashkimit Europian që udhëhiqen nga Miroslav Lajçak.
“Një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, nuk është një zgjedhje personale. Miroslav Lajçak e ka dëshmuar se ai është duke punuar për negociatat e orientuara drejt rezultatit”, shkruan von Carmon në Twitter.
Një ditë më parë, Thaçi kritikoi Bashkimin Europian duke theksuar se ka zgjedhur dy zyrtarë për dialogun me Serbinë, të cilët nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Presidenti kosovar shtoi se Lajçak madje ka votuar kundër pavarësisë dhe anëtarësimit të Kosovës në Unesko.
l.h/ dita

Nuk mund të sillni të dialogojë për të ardhmen e Kosovës një politikan që është kundër njohjes dhe pavarësisë së saj!!!
ky do të jetë partneri i Kurtit, i cili anatemoj Amerikën se po e ndan Kosovën.
Këtu ka të drejtë Thaçi. Në rast së ka qenë kundër pavarsisë, ai nuk mund të jetë i paanshëm, pra nuk mund të jetë “arbitër”. Edhe komenti i Violës është pasens. Përse bëhen bisedimet, për të zgjidhur mosmarreveshjet, apo të diktohen rezultatet. Europa edhe sot është “kurva e motit” në dëm të shqiptarëve.
Mbeshtesim Vendimin e Presidentit Thaci.