Rinovimi, Pique e mbyll karrierën te Barcelona

DITA Online

Gerard Pique i shpreh dashurinë e përjetshme Barcelonës.

Shtatlarti spanjoll ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me skuadrën blaugrana deri në 30 qershor të vitit 2022 dhe do të jetë i lidhur me Barçën edhe për 4 sezone e gjysmë.

Pique do të jetë 35 vjeç kur t’i përfundojë kontrata me Barcelonën gati për të mbyllur karrierën.

Në marrëveshjen e re drejtuesit e klubit blaugrana kanë vendosur një klauzolë prej 500 milionë eurosh në rast të prishjes së kontratës.

Pra të gjitha klubet e interesuara për Pique duhet të pagujnë gjysmë miliardi euro për të firmosur me mbrojtësin e kombëtares spanjolle.

30-vjeçari është bërë pjesë e Barcelonës në vitin 2008 dhe që prej asaj periudhe ka zhvilluar në total 422 ndeshje duke realizuar dhe 37 gola.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *