Rinovojnë Hoxha, Rrahmani dhe Murati

anazapta

Alban Hoxha, Mevlan Murati dhe Amir Rrahmani, janë tre lojtarët e parë që rinovojnë edhe për sezonin tjetër me ekipin e Partizanit. Presidenca ka vendosur që të vazhdojë punën, teksa ka marrë për sezonin e ardhshëm tre nga lojtarët më të mirë të skuadrës. Bëhet fjalë për tre lojtarët kryesorë, portierin dhe kapitenin e skuadrës Alban Hoxha dhe dyshen Mevlan Murati-Amir Rrahmani. 

Hoxha – Alban Hoxha, që nga specialistët cilësohet një nga portierët më të mirë shqiptarë që ka aktualisht Superliga, ishte i pari që firmosi vjet te Partizani dhe rinovoi sivjet. Hoxha më parë është aktivizuar me Apoloninë, Dinamon dhe në sezonin e fundit me Besën, para se të kalonte tek të kuqtë. Drejtuesit e Partizanit, duke parë eksperiencën e hidhur të viteve të fundit, kanë nxituar që të konfirmojnë grupin dhe të nisin nga puna për sezonin e ri.

Rrahmani – Një nga futbollistët që ka spikatur këtë edicion me ekipin e Partizanit ka rezultuar se ka qenë zgjedhja e duhur në karrierën e tij. Ëndrra e Rrahmanit, që ka lindur në Prishtinë dhe i formuar si futbollist me skuadrën e Drenicës në kampionatin kosovar, është të arrijë majat me 15-herë kampionët e Shqipërisë, Partizanin. Për momentin, Rrahmani është i përqendruar vetëm te të kuqtë, që sipas tij, synojnë një nga tre vendet e para në kampionat. Mbrojtësi i ekipit të kuq dhe Shpresa ka vendosur që të jetë edhe një sezon tjetër në këtë ekip, duke u konfirmuar dhe më pas të bëjë hapin e madh në Europë.

Murati – Mbrojtësi i Partizanit, Mevlan Murati, ka zhvilluar një sezon fantastik me të kuqtë dhe i është realizuar edhe ëndrra për të përfaqësuar kombëtaren kuqezi. Lojtari që më parë ka luajtur për U-17 dhe U-19 të Maqedonisë ka qenë një nga shtyllat e skuadrës së kuqe. Mevlan Murati vendosi që karrierën e tij ta vazhdojë në Shqipëri, tek skuadra e Partizanit, verën e kaluar. 20-vjeçari ka nënshkruar marrëveshje 1-vjeçare sërish me ekipin nga Tirana me mundësinë për vazhdimin e saj. Më herët Murati ishte tek Shkëndija, ku edhe u paraqit me sukses në sezonin e kaluar.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *