Rinovon Jurgen Klop, verdhezi deri më 2018

anazapta

Jurgen Klop ka rinovuar kontratën me Borusian e Dortmundit deri në vitin 2018, çka do të thotë dhjetë vjet në krye të verdhezinjve në kohën e përfundimit të saj. Klop e drejton skuadrën që nga viti 2008 dhe ka ndihmuar të ngrihet nga pozitat e vështira deri në majë të futbollit gjerman dhe evropian. Pas dy titujve radhazi, Dortmund doli në finalen e Champions League sezonin e kaluar, ku u mund nga Bajerni. Falë ecurisë së tij me Dortmundin, ai është kërkuar nga shumë klube të mëdhenj evropianë, por ka preferuar gjithmonë të respektojë kontratën, e cila tani zgjatet edhe me pesë vjet të tjerë. nëa fituar dy tituj kampionë, ndërsa sezonin e shkuar dështoi në finalen e UEFA Champions League kundër Bayernit të Mynihut ku skuadra e tij shkoi pas plot 16 viteve. 46-vjeçari e ka drejtuar skuadrën gjatë 234 ndeshjeve duke koleksionuar 136 fitore, 56 barazime dhe vetëm 42 humbje. Aktualisht, Borussia Dortmund mban vendin e dytë të klasifikimit në Bundesliga me 1 pikë më pak se Bayerni i Mynihut

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *