Nga qyteza e Bilishtit është shpërndarë lajmi se një 41 vjeçar, i ka këputur veshin më dhëmbë një të riu që kishte hedhur fjalë mbi të shoqen, teksa ajo po ecte në rrugë. Deri dje, kur ishte fjala për ndonjë histori me ‘vesh’, mendja të shkonte vetëm në rastin e Tajsonit, i cili në pamundësi të hahej si burri me burrin me Holifeldin, shkoi dhe e kafshoi në vesh, një ekuivalent i aktit femëror të shkuljes së flokëve e çjerrjes me thonj. Por aty nga maji i vitit të kaluar, një përplasje me sfond diplomatiko-inatçor mes Ramës e të birit të Neritan Cekës, Erginit, prodhoi një histori me kahje më tepër humori, kur pasi u përfol se kandidati për kryeministër i kish shkulur veshin diplomatit të ri shqiptar të “derës” së Cekajve, nga Berisha kryeministër u urdhërua ngritja e një komisioni hetimor për ta sqaruar meselen në fjalë.
E së fundi, me pak e humor e gjak njëherësh, vjen dhe kjo histori nga Bilishti, që tej aktit ndëshkues të burrit namuzli karshi djaloshit lapërdhar, është bërë shkak dhe për ringritjen krye të një (keq)gjykimi të “standarteve europiane”, sipas së cilit, burri që ka tentuar të mbrojë nderin e vet, nuk është veçse një harbut, një i pagdhendur i kësaj toke, një mbetje e ndyrë kohërash mesjetare, që ndërrmer akte të tilla, që me gjasë na turpërojnë si shoqëri(!!!). Zërat që e mbrojnë këtë tezë, nuk ofrojnë versione hipotetike se si do ishin sjellë ata, nëse ndonjë lapërdhar rrugësh, nga ata që që u rrjedh spermë nga sytë e që janë ndër ndotësit kryesor të ambjentit tonë social me një fjalor që i shndërron kokë e këmbë në një organ seksual, ua lyp si pa të keq bashkëshorteve respektive, siç lyp fukarai bukën e gojës; por po hipotetikisht, të ngjan se e do e ftonin për një kafe. Me bashkëshorten në mes. / E. H.

hahaha … mbyllje e bukur! 🙂
Mire ja ka bere!
Fillimisht kur e pash ne fund te artikullit EH mendova qenka ngjallur qoft-largu.Ma vone thash mendjes do jet permbi 70 vjet.Kur e pas ne foto-gazet that po kenke i ri more ditezi.