Rishfaqet Visho Ajazi Lika, gradon oficer madhor të FA gjeneralin Xhebexhia

J L

Sot në Bruksel është bërë ceremonia e gradimit oficer madhor të Forcave të Armatosura të gjeneral brigade Ilir Xhebexhia.

Ka qenë ish kreu i SHISH-it, sot ambasador në NATO, Visho Ajazi Lika ai që ka marrë pjesë në ceremoni.

Kujtojmë që Lika ishte jashtë vëmendjes mediatike pas largimit të tij nga kreu i SHISH.

Vetë emërimi i tij në këtë të fundit u debatua, pasi ai ka qenë zëvendës i Bashkim Gazidedes.

Gjenerali i sapo graduar ka shërbyer si: zv.komandant në Qendrën e Radiozbulimit, shef sektori i operacioneve dhe stërvitjes në Forcën Tokësore, drejtor i drejtorisë së Operacioneve dhe Stërvitjes në Shtabin e Përgjithshëm të FA.

Aktualisht atij i është besuar përgjegjësia e zëvendës Përfaqësuesit Ushtarak të RSH në NATO si dhe Atashe Ushtarak i RSH në Mbretërinë e Belgjikës, jo-rezident në Republikën e Francës, shkruan ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *