E-albania, edhe tre lloje të tjera dokumentesh

Elena Tase

Portali qeveritar E-albania ka mundësuar edhe tre lloje të tjera dokumentesh për përdoruesit e tij.

Sipas njoftimit, tashmë përdoruesit e portalit E-albania mund të shkarkojnë në kohë reale si dhe me vlerë ligjore tre lloje të tjera dokumentesh veç atyre të mëparshme.

E-albania tanimë mundëson online edhe Certifikatat Rezidence Tatimore, listëpagesat e biznesit si edhe vërtetimet për shlyerjen e taksave vendore (Bashkia Tiranë).

Portali qeveritar rikujton edhe njëherë përdoruesit se me anë të E-albania nuk është e nevojshme mbajtja e radhëve të gjata, e vulave si edhe është pa kosto.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *