Aktivitetet në natyrë përveçëse argëtuese kanë një efekt shumë të madh pozitiv social dhe ekonomik. Ato ulin ndjeshëm nivelin e stresit dhe depresionit duke bërë të mundur që njerzit të kenë një jetë të qetë dhe të lumtur me një kosto shumë të ulët. Shumë studime kanë vënë në dukje se shpenzimet dhe kostot për trajtime mjekësore (për individ), janë shume herë më të larta se shpenzimet dhe kostot e veprimtarive të ndryshme në natyrë! Ulja e stresit, e sëmundjeve të zemrës, normalizimi i presionit të gjakut, ulja e obezitetit, etj përfitime në dobi të shëndetit të cilat njerzit i gjejnë pothuajse pa pagesë në natyrë, inkurajon institucione, organizata dhe grupe interesi të krijojnë sa më shume hapësira të gjelbërta, të rregullojnë infrastukturen e nevojshme për ti bërë sa më të arritshme dhe funksionale, ti mirëmbajnë dhe ti promovojnë ato.
Aktivitete argetuese, sportive, artistike, edukuese kanë qenë në qender të vëmendjes për institucionet përkatëse për të stimuluar dhe inkurajuar frekuentimin nga komuniteti të hapësirave të gjelbërta, për të bërë të mundur ndryshimin në mënyrën e jetesës për të krijuar një qytetar të ri..atë të shëndetshëm, të edukuar, të qetë, social, (pas viteve 90 ka patur rënie të lartë në frekuentimin e parqeve dhe aktiviteteve në natyrë duke u kthyer në problem të madh social për të rriturit dhe për fëmijët e tyre duke prodhuar mjaft probleme shëndetësore, sociale dhe ekonomike). Jeta sedentare është dhe një problem shumë i madh në rritjen e dhunës të adoleshentët, e kundërta, jetesa aktive sidomos në hapësira të gjelbërta ul ndjeshëm dhunën mes adoleshentëve dhe të rinjve duke i mbajtur ata larg rrugës – larg dhunës!!
Në kuadër të promovimit të Jetesës së Gjelbër, Green Line Albania në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, organizojnë aktivitetin e parë të këtij lloji në Parkun e Liqenit Artificial. “Nata e Gjelbër në Park” synon promovimin e jetesës së gjelbër dhe afrimin e njeriut dhe natyrës.
Aktiviteti zhvillohet ditën e Enjte, datë 14 Korrik, duke filluar nga ora 18:00 (tek fusha sportive pas V. Frashëri) dhe vazhdon deri në mëngjesin e ditës tjetër, duke kaluar një natë me natyrën nën qiellin e yjeve, në çadra, thjeshtë e shëndetshëm, reflektim e meditim, në atmosferë aventure.
Organizatorët vijnë me një program të qartë lidhur me këtë organizim.
Programi parashikon: Një grup prej 30 – 50 të rinjsh që do të kalojnë një natë në park.
- Ndeshje Volejbolli – Një sfidë midis vullnetarëve dhe stafit të APR.
- Kinema @Park – projeksione.
- Gatuaj Gjelbër – Jetesa e Gjelbër nuk mund të jetë e tillë pa u shoqëruar me ushqim të shëndetshëm. Piknik e gatim i pastër outdoor.
- Histori rreth zjarrit (nëse nata freskohet ndjeshëm) – Të rinjtë do të kenë mundësi të tregojnë historitë e tyre dhe eksperiencat, si një mënyrë për të rritur njohjen e socializimin.
- Parku i Ideve – E ku më mirë se në natyrë mund të frymëzohesh? Pikërisht këtë Natë të Gjelbër do ta përdorim edhe si fidanishte idesh për aktivitete të ndryshme në park.
- Vrap @Park – Të nesërmen, pas çajit natyral e mëngjesit ushqyes, të rinjtë do të bëjnë një xhiro të plotë rreth parkut me vrap si një mënyre jetese aktive.PEDALON – Ata me biçikleta do bëjnë xhiro pedalimi.
- Shëtitje e biseda me frekuentuesit e Parkut.
- Natyrisht nuk iket pa pastruar zonën e kampingut të improvizuar… etj
Pjesmarrja në këtë aktivitet është e lirë, kush ka dëshirë ti bashkohet këtij organizimi me të vërtet fantasitk le të kontaktojë në [email protected] ose [email protected] apo në inbox këtu në FB.
#GreenLineAlbania #GreenTeam #APRTIRANA #JetesaAktive #JetesaEGjelbër #NjeriuDheNatyra #NataEGjelbërNëPark
