Risia: Ora në dy ekrane për një qëllim

Edona Llukacaj

Ardhja e shtatori shënon edhe hapjen e sezonit të ri televiziv dhe mediat vijnë me risi për teleshikuesit.  Kështu edhe Yldon Media Grup ka ndërmarrë një ndryshim të madh duke i sjellë shqiptarëve jo më një por dy ekrane.

Njëri do të ofrojë programacion të larmishëm ndërsa tjetri do ti qëndrojë traditës së informimit. RTV Ora dhe RTV Ora News do të kenë në drejtimin e tyre dhe një staf të rinovuar drejtuesish.

Në ceremninë e hapjes, Ylli Ndroqi u shpreh: “Ora tashmë është një televizion i konsoliduar në tregun mediatik shqiptar. Menduam me gjithë bordin drejtues që televizioni Ora të kthehet në një televizion gjeneralist dhe Channel One të kalojë në një televizion neës, që do të thotë Ora dhe Ora News. Më vonë do të kemi një televizon tjetër që do t’u bashkangjitet, Ora Junior”.

Ai shtoi: “Duke parë rezultatet, ecurinë dhe investimet që unë kam bërë, publikun shqiptar që tashmë e them me bindje të plotë i ka mbetur vetëm një ekran që quhet Ora. Merr një informacion të pancensuruar, është një televizion që nuk i është bërë çadër asnjë partie politike por i ka shërbyer vetëm qytetarëve dhe publikut shqiptar kudo që është ai në Shqipëri dhe jashtë saj”.

Stafit do ti bashkohet dhe Brisida Shehaj. Në drejtimin e Programacionit ajo pritet të sjellë risi dhe do ti afrojë  të dyja televizionet edhe më pranë shqiptarëve dhe jo vetëm.

Shehaj tha: “Ne mund të bëjmë gjëra shumë të mira duke u treguar realitetin shqiptarëve gjë që në televizionet e tjera sa vjen dhe po mungon edhe më shumë. Nuk jemi televizion opozitar, por televizion i të vërtetës, duhet të mbetemi të tillë”.

Beti Njuma, pas një viti të sukseshëm në drejtimin e Departamentit të Lajmeve tashmë do të ketë të tjera sfida. Njuma tha: “Gjeta një staf që punon 24 orë, protestat e studentëve dhe të opozitës treguan se janë njerëz që dinë të punojnë nga mëngjesi deri në darkë”.

Për Drejtorin e ri të Informacionit, Brahim Shima, çelësi i suksesit qëndron te stafi, cili, sipas tij,  punon me ambicie për të rritur akoma më shumë televizionin.

e.ll./dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *