Një nga problemet kryesore të telefonave të mençur është bateria e tyre, e cila nuk mban shumë dhe shpesh herë duhet të mbajmë karikesuin me vete. Por së fundmi shkencëtarët po përpiqen të gjejnë mënyra alternative për të karkuar telefonat. Kështu hulumtuesit në Universitetin e Miçiganit dhe Universitetin Cornell janë duke projektuar një material të ri, i quajtur “magnetoelektrik multiferroik”.
Ky material është një cipë e hollë polare, që mund të ndryshohet mes pozitives dhe negatives duke përdorur një pulsues të vogël të energjisë. Materiali do t’i lejojë kompjuterët të operojnë në valë të energjisë, në vend të energjisë konstante që aktualisht kërkohet.
Kjo teknologji nënkupton se do ketë më pak nevojë për energji në përgjithësi dhe kjo është edhe në favor të mjedisit.
Gjithashtu smartfonët të kenë 100 herë më pak nevojë për energji për të funksionuar duke nënkuptuar se ato do karikohen 4-5 herë brenda vitit. Mbushja e celularit do të marrë më pak kohë dhe do të zgjasë më shumë bateria. Me shumë gjasa kjo risi pritet të funksionojë në vitin 2030.

se shpejti i thua vitit 2030 !Durim vellezer …..