Ristani anashkalon pyetjet për votën “kundër” qëndrimit të PD-së

Saimir Lleshi
Deputeti i PD, Arben Ristani, gjate nje mbledhje te Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku eshte rrezuar kerkesa per heqjen e madatit te deputetit te PDK, Mark Frroku dhe ku eshte hequr mandati i deputetit te PS, Arben Ndoka./r/n/r/nLawmaker, Arben Ristani, during the meeting of the Committee for the Mandates and Immunity.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani votoi pro dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës për shqyrtimin e mandatit të deputetit Mark Frroku, i cili e ka tejkaluar periudhën 6 mujore të mos marrjes pjesë në seancat parlamentare.

PD-ja e kundërshtoi vendimin, ndërkohë që vetë Ristani preferoi ta anashkalonte pyetjet për bashkimin e votës së tij me kolegët e PS-së dhe të LSI-së.

“Me rëndësi është që ligji i dekriminalizimit të miratohet. Nuk është çështja te mungesa e zotit Frroku në Kuvend. Ligji e zgjidh çështjen në tërësi. Me ligjit, njerëzit e akuzuar nuk bëhen pjesë e politikës”, deklaroi ai. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *