Ristani-Halimi, a është e mundur një trushkultësi e përmasave të tilla?

redaktor

Një portal i njohur informativ botoi një ditë më parë pjesëza dialogjesh mes komisionerit Fyle e dyshes së PD-së, Ristani-Halimi. Edhe pse ka një rubrikë humoristike, portali e kish renditur tek lajmet serioze dialogun mes tyre, që, nëse vërtet ka qenë i tillë, duhet konsideruar si lemeria vetë.

Shkruante portali i Mero Bazes: Një vend të veçantë zunë në takimin me Komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle, batutat e depuetëve të opozitës, Arben Ristani dhe Eduard Halimi. Ristani ka qenë dhe personi që ka shkaktuar më shumë humor me raportimin e tij. Ai në fillim falenderoi Fylen për predispozitën pozitive për statusin dhe theksoi se ishte i ngarkuar t’i raportonte për një ngjarje të rëndë që kishte ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë.

“Një javë më parë, katër banditë me mandate deputeti, kapën në befasi një deputet të opozitës ndërsa dilte nga tualeti i Kuvendit, e shtrinë në tokë dhe filluan ta rrahin me kamxhikë…”. Fyle u hutua tërësisht dhe iu lut ta përsëriste: “Si ka ndodhur, e kanë rrahur me kamzhikë? – Po, po, i tha Ristani. Deputeti po dilte nga tualeti dhe ata iu turrën, e shtrinë përtokë dhe e përgjakën me kamxhikë…”

Fyle kërkoi përsëri t’i saktësonin përshkrimin e ngjarjes, por Ristani e përsëriti njësoj.

Pas kësaj Fyle nuk foli më. Pyeti diçka në vesh Majlindën, u sqarua dhe vazhdoi bisedën.

Pastaj e mori fjalën Halimi, i cili theksoi se ishte dakord me reformën në drejtësi, por atë duhet ta bënte Brukseli, jo qeveria. -Më vjen keq, i tha Fyle, po qeveria po nuk bëri këto punë, çfarë pune do bëjë?

Pas debatit, mësohet se Strazimiri i ka telefonuar Ristanit dhe janë dëgjuar duke u grindur. Strazimiri në fakt ka deklaruar që “nuk ka burrë të më shtrijë në tokë”, dhe deklarata e Ristanit i është dukur abuzive.

 

Për Fylen kjo nuk është hera e parë që ballafaqohet me një trushkultësi të përmasave të tilla. Në një takim të paradisamuajve, u detyrua t`i tërheqë vëmendjen kësaj dysheje pa shumë finesë diplomatike. Ndërsa kësaj rradhe, reagimi ishte më i qetë, pasi siç duket, edhe shkalla e njohjes së përmasës së defiçencës intelektuale, politike dhe etike karshi dyshes, i kish dhënë më pjekuri e aftësi në reagim. Çudi që lidershipi i PD-së nuk ka menduar që të paktën, në përfaqsime të këtij niveli, ku përballë janë figura me peshë të politikës dhe diplomacisë europiane, të përzgjedhë figura më të gëlltitshme, më të pranueshme, si të thuash, ca rrufjanë të sprovuar, ose që të paktën të përçojnë intelekt dhe kur heshtin. E jo të zgjedhin për në “kombëtare” dyshe si Ristani – Halimi, tipik lojtarë për kategori të tretë që më tepër zhgryhen në llucë se sa luajnë me top. Po thuaj shyqyr që këtë dysheje nuk e kanë bërë treshe, ku fjala vjen, të ish edhe… zonja Topalli! Atëherë, mjerë për Fylen!/E.H

 

 

Share This Article
13 Comments
  • Duket qe FYLE u ka thene;A mos mr çani b….,pse ju paskan lene 2 BB-te per te sabotuar statusin? Po si nuk kan turp keto legena qe flasin,shpifin çdo dite e me kedo,biles edhe me Europjanet,siç po ben Basha keto dite….!

  • He se gallat bejne njerit i pelqen ”shume”supa e burgut tjetrit i pelqen ”pak” alkoli e u duket FYLJA FYELL.

  • Jo kategoria e trete,pa kategoria zh.Jane turpi i PD te dy kopuket,dhe ka fytyre vete Ristua,po Ristua e ndriti me tiranen dhe pasaj kerkonin statusin.Mos ja ulni nevelin kategorise se trete.KATEGORIA ZHZHZH PO

  • *****************************************************************************************************

    “Ceta-Veriore PD” tani nje estrade me viktima te familjes inkriminuar Berisha.

    *****************************************************************************************************

  • Duhet ti jepet shtese fondi kuvendit per te zgjatur pak halimin ose per te blere nje podium special se kur diskuton I degjojme zerin por nuk I shohim surratin

  • Kjo eshte banda e te degjeneruarit ” Dr.Berishes”.Keta skan din e iman,jane njerzit me moral me te ulet te kombit shqiptare.Te vjen turp kur sheh se kush eshte ne patrlamentin shqiptare.Mjere ky popull.

  • kjo eshte intelegjenca jone politike. dhe ishin vetem 2!!!!!!
    po sikur te ishte edhe bumci, qe dota kishte bere gjithe peshtyme fylen???????
    dhe po sikur te kishte qene prezent edhe vete strazimiri,ku me koken qeros dhe me sy te zgurdulluar i ngjan tajsonit, por nga forca te rruan leshte, e kokes. pastaj kush dota shpetonte fylen ne mes tyre???????
    kjo eshte dilema e shqiperise ku drejton budallai me dipllome dhe rrin pa pune i mencuri me deftese!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Arben Ristani nje pijanec i ndyre.Si kur te kishte pak tru nuk dilte me ne medje,per gjithcka qe beri ne KQZ, ky qafir,Arbeni pijaneci me hlim debilin te japin mende per reformen ne drejtesi!Ristan pijaneci e di veten akoma kryekar te KQZ SE TJI FAMEKEQE.

  • jo veteme keta sinonim i injorances po ka shume babi pase çili tan hoxha fevziu nipi ysniut te partis qe besonte aq shume te tregtia e drogese qe bente rama me qeverine sa nuk imogjinoje dote jepte dhe jeten se ysniu ja merte te tjerve hajde andi hajde po vazhdone me çanin komplete e habitsheme si ka mundesi te jete nje injorante komplekse qe ske ca i shane po ke shume qe thoshte i mari jemi te 2 ne bote dhe ky grup bertiste ura jo injorante jemi te parete sa shume ka ajo bande teroriste antishqipatre qe e udhehiqte babi po ja mori luli pere ca kohe keshtu do serbi dhe kure te vije ora do me veje mua dhe do keme injoramnntet llumere me mete si vetja se kame origjinene

  • ka pare dhe me keq FYLEJA i shkrete me ne, akoma ia ben BERR- BERR gjaku neper vena kur idioti me licence te kategorise se pare SB e quajti komunist, bolshevik, antishqiptar e filo serb,etj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *