Ristani letër Metës për mandatin e dy deputetëve

redaktor

Partia Demokratike i është drejtuar me një tjetër shkresë kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, kësaj here duke kërkuar mbarimin e mandatit për deputetët Mark Frroku dhe Arben Ndoka.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, tha se deputetit Frroku i ka mbaruar mandati që në fillim të muajit shtator.

“Më datë 2.10.2015 është plotësuar afati 6 mujor i mungesës në Kuvend të deputetit të akuzuar për vrasje Mark Frroku. Kuvendi duhet të kishte konstatuar mbarimin e mandatit të tij më datë 2.10.2015, por deri më sot asnjë veprim në këtë drejtim nuk është ndërmarrë nga mazhoranca parlamentare“, thotë ai në letrën drejtuar Ilir Metës.

Edhe për rastin e deputetit tjetër, Arben Ndoka për të cilin opozita ka bërë akuza si i përfshirë në trafik, deputeti demokrat tha se pavarësisht se ai ka hequr dorë nga mandati, Kuvendi nuk ka ndërmarrë asnjë masë për ndjekjen e këtij rasti dhe vijimin e procedurës së zëvendësimit të tij.

“Sot, edhe pse i dorëhequr, Arben Ndoka, i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për favorizim prostitucioni dhe rrëmbim personi, vijon ende të jetë deputet”, nënvizoi ai, duke shtuar se kjo bie ndesh me Kushtetutën. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *