Ristani: Rama mbështet të inkriminuarit në Lezhë

Saimir Lleshi

Në daljen e dytë publike për mediat, opozita teksa përmendi sërish deklaratat e John Kerry-t për dekriminalizimin, thekson se ish-deputeti Arben Ndoka, i besuari i kryeministrit Rama në Lezhë, shihet duke prezantuar prefektin e Qarkut.

Sipas sekretarit Arben Ristani, tha se Ndoka i dënuar për rrëmbim personi dhe për shfrytëzim prostitucioni në Itali, bën sërish emërime, shkarkime dhe tenderime në Lezhë.

“Ai vazhdon t’u japë pushtet personave të inkriminuar, vazhdon ti mbajë ata afër, dhe po i përgadit ata për zgjedhjet që po vijnë për të deformuar votën e lirë. Si ta kuptojmë qytetarët këtë shpërfillje të Edi Ramës ndaj mesazhit të Kerrit?

Si duhet ta shohë publiku inkriminimin deri në palcë që Edi Rama tashmë po i bën edhe Partisë Socialiste”, theksoi Ristani. /Dita/

Arben Ndoka dhe prefekti i e Lezhes

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *