Ristani: Rama të lërë keqardhjen për ndeshjen e futbollit e të zbresë tek të përmbyturit

Saimir Lleshi

Partia Demokratike thotë se situata nga reshjet po përkeqësohet, ndërsa i kërkon qeverisë që të angazhohet maksimalisht për të shmangur viktimat në njerëz.

Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani u shpreh se Edi Rama duhet të lërë pas keqardhjen për ndeshjen e futbollit dhe të heqë dorë nga shfaqja mediatike në këto orë kritike.

“Ne i kërkojmë Edi Ramës të lërë keqardhjen për ndeshjen e futbollit që ai nuk e sheh dot në parkun e Kryeministrisë dhe të heqë dorë nga shfaqja mediatike edhe në këto orë të vështira për bashkëqytetarët tanë”, theksoi ai.

“I kërkojmë qeverisë të zbresë menjëherë në terren aty ku qytetarët, familjarët, fëmijë e të moshuar, burra e gra janë mbuluar nga uji dhe balta, ku rrugët janë bllokuar e ku mungojnë gjërat bazike, si ushqimi, uji i pijshëm dhe energjia elektrike. Situata e rëndë kërkon përgjigje serioze dhe të shpejtë nga autoritetet”, shtoi. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *