Rita dështon në stil

anazapta

Rita Ora kritikohet për veshjen. Daily Mail boton sot fotot e këngëtares me origjinë shqiptare, e cila u shfaq në Chanel Spring/Summer 2013 e kombinuar në një mënyrë që nuk është pëlqyer aspak. Këngëtarja 22-vjeçare mbante veshur një fustan të bardhë të gjatë, i cili ngjante me fustanet e nusërisë, një xhaketë të kuqe lëkure dhe një palë këpucë të zeza me taka të trasha. Por përtej kritikave për veshjen e çuditshme, grimi i Ritës mbetet i bukur për sytë e të gjithëve. Sy të theksuar me të zezë dhe buzë të kuqe, në harmoni me flokët e verdha me onde të mëdha.

1234

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *