Rita do të hapë shkollë në Kosovë

redaktor

Artistja me famë botërore, Rita Ora, po planifikon që të hapë një shkollë në vendlindjen e saj në Kosovë.

Sipas raportimeve më të fundit në mediat britanike, 24 – vjeçarja është në negociata për të hapur një shkollë arti në Prishtinë, që do të mbajë emrin “The Rita Ora School”.

Sipas DailyStar, këngëtarja, ndonëse u largua në moshën 1 – vjeçare nga Prishtina, nuk i harron kurrë rrënjët e saj dhe ndërtimi i një shkolle për të është një plan perfekt.

Një burim i tha gazetës britanikë se ylli i “Body On Me” shpreson që të frymëzojë studentët shqiptarë. Në Korrik të këtij viti, Rita u nderua me titullin “Ambasadore Nderi” e Republikës së Kosovës.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *