Këngëtarja kosovare me famë botërore nuk lë moment pa treguar se sa shumë e do kombin e saj.
Në faqen e saj personale në Twitter, Ora ka postuar foton e pemës së Krishtlindjeve që pak ditë më parë ndezi dritat në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
“Pema e Krishtlindjeve në Tiranë, Shqipëri është gjigante”, shkruan Rita Ora e entuziazmuar.
Këngëtarja, që për momentin është kryefjala e showbiz-it botëror, këndoi falas me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në koncertin madhështor që u mbajt në sheshin “Nënë Tereza”.