Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Këtë herë përveç sukseseve dhe publikimit të hit-ve të saj, Rita ka zgjedhur të zbulojë edhe bindjet politike.
Në një postim në rrjetin social Instagram Rita ka shprehur admirimin e saj ndaj ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
Këngëtarja shqiptare ka postuar një video ku shfaqet ish presidenti Obama në një intervistë, duke e shoqëruar me dixhiturën: “E dua shumë atë”.

