Kryebashkiaku Erion Veliaj tha sot se pas finales së Conference League, kryeqyteti do të fillojë përgatitjet për të pritur dy koncertet e mëdha të Rita Orës dhe Dua Lipës. Duke folur për Top News, Veliaj u shpreh se të gjithë duhet t’i gëzohen faktit se Tirana është e mbushur me aktivitete të tilla.
“Të gjithë duhet të gëzohemi kur Tiranës i vijnë aktivitete të tilla të mëdha. Me të mbyllur finale e 25 Majit, do të fillojmë pëgatitjet për koncertin e madh të Rita Orës në fund të pushimeve, dhe të Dua Lipës pranë festave të fundvitit.
Duam që Tirana të jetojë çdo ditë dhe fakti se, edhe përpara kësaj ndeshje, shumica e hoteleve kanë qenë të rezervuara, do të thotë që Tiranës i kemi kthyer ditët e lavdishme para pandemisë, madje e kemi tejkaluar. Aeroporti është një bum i vërtetë! Sot kemi mbi 105 destinacione. Pashë se të njëjtët njerëz që shajnë hotelet e reja në qendër të Tiranës, ishin të njëjtët me ata që shanin edhe për çmimet e larta të hoteleve ekzistuese. Tani këta duhet ta ndajnë mendjen: a duan të jenë gjithmonë kritikë pa logjikë të vendimeve të qeverisë dhe bashkisë?
Qyteti, të paktën në zonën qendrore, duhet të ketë hotele me 5 yje, duhet të ketë kulla të larta, sepse të gjitha këto tifozeri apo aktivitete, si konferenca, seminare, kongrese, që duam t’i organizojmë në Tiranë, duhet t’i akomodojmë diku. Ja ku jemi sot në një situatë ku, jo vetëm në Tiranë, por gjithë hotelet në Vorë janë rezervuar, hotelet në Durrës janë rezervuar, hotelet në Elbasan po ashtu, e madje deri në Shkodër.
Ndaj, them se është shumë e rëndësishme që njëherë në 4 vjet ne bëjmë debate politike, pastaj kur qyteti ecën përpara dhe zhvillohet, duhet ta lëmë qytetin të zhvillohet si çdo qytetet perëndimor që ka hotele të larta, që ka qendra biznesi, që prodhojnë ekonomi, prodhojnë financë”, tha Veliaj.
a.m/dita
Nuk arrij ta kuptoj se ne ç’menyre quhet se kemi ecur perpara kur ne shtepite tona mungon gjeja kryesore e jetes -UJI-.apo doni te na mbushni mendjen me ujin qe piu Rama nga rubineti. Po qe Rama le te vije e te pije uje nga rubineti i shtepise time,ja jap falas dhe po pati mundesi nga depozita.
Perse nuk i harxhoni gjithe ato leke per te plotesuar nevojat kryesore qe kane qytetaret .
“duhet ta lëmë qytetin të zhvillohet si çdo qytetet perëndimor që ka hotele të larta,”. Politikisht jam në krahun tuaj z. Veliaj, por nuk e keni të saktë nga ana arkitektonike. Parisi ka ndërtesa të larta, por i ndërton në periferi dhe qëndrën nuk e ndryshon, ashtu sikurse ka qenë në shekullin e XIX. Duhet harmoni midis ndërtesave dhe jo të nisesh vetëm nga paraja, apo numëri I dhomave. Do të vijë koha që do të thonë që këto u bënë të pa studjuara mirë kur si Kryetar Bashkije ishte Erion Veliaj, që gjithçka mund të ishte, por arkitekt nuk ishte.
Gabim, mirë e ke, ta kishim lënë qendrën e Tiranës siç ishte në shekullin XiX
Ne asnje mendyre mos ndertoni e mos investoni ne Shkoder.E nevojshem e i domosdoshem vazhdimi intensiv i katundarizimit,zhdukjes se cdo gjeje progresive ne Shkoder.Le te kujdeset Sala e ka kthejne Shkodren si Lekbib te dyte.Shkodra tashma ka ra ne komo e asht e pamujtur rimkambja saj.
Rrofte Sala e “PD” e tropojaneve e hajduteve te njohur te Shkodres banues te lagjes skanderbeg.
KJO ASHT FATKEQESIA MA E MADHE E KOMBIT SHQIPTAR.