Rita Ora dhe ish-këngëtari i ‘One Direction’, Zayn Malik janë fotografuar teksa darkonin së bashku, duke shtuar zërat për një lidhje mes tyre.
Çifti, të cilët së fundmi kanë deklaruar se janë të dy beqarë, janë parë teksa dalin secili më vete nga një restorant në Hollivud, duke u përpjekur në maksimum të shmangnin fotografët.


24-vjeçarja me origjinë shqiptare dhe 22-vjeçari i cili vetëm pak kohë më parë u tërhoq nga grupi i dashur për adoleshentët ‘One Direction’, kanë mbërritur në të njëjtën makinë, por kanë dalë secili më vete nga restoranti japonez.

