Del në treg dueti i shumëpritur i Rita Orës me Snopp Lion (Dogg). E titulluar “Torn Apart” dhe pjesë e albumit “Reincarnated” e reperit të famshëm amerikan, kënga e dy artistëve është hedhur në tregun muzikor në fundjavë. Kënga i dedikohet një historie të dështuar dashurie dhe pritet të shndërrohet në një prej hiteve të verës. Kombinimi i zërave të suksesshëm ndërthuret me tri rryma muzikore: R&B, rap dhe raggae. Gjithashtu, pjesë e albumit të Snoop Lion janë edhe bashkëpunime me Chris Brown, Busta Rhymes dhe “T.I”.
big up for albania