Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “Vanity Fair”, Rita Ora flet për jetën e saj artistike si dhe për marrëdheniet me Jay Z dhe Beyonce. Në lidhje me këta të fundit ajo ka shpërthyer ndaj mediave rozë që përhapën lajmin se ajo ishte personi që Jay Z kishte tradhtuar Beyoncen, duke i quajtur ato të ashpra dhe ofenduese.
25-vjeçarja shqiptare është shprehur: “Së pari dhe më e rëndësishmja, Jay Z është frymëzimi im si edhe një nga idhujt e mi, si nga tekstet, muzika dhe biznesi. Çdo ditë marrë shembull nga ai dhe bashkëshortja e tij. Beyonce ishte një nga idhujt e mi më të mëdhenj kur isha e vogël”.
“M’u duken shumë të ashpra dhe ofenduese ato thashetheme, jo vetëm për mua, por për të gjitha femrat që akuzohen për diçka që nuk ka aspak lidhje me muzikën”.
