Marka “Tezenis” ka zgjedhur këngë- taren Rita Ora si imazhin më të ri të saj. Kështu, 24-vjeçarja prezanton linjën më të re të brendshmeve.
Sipas mediave të huaja fushata është realizuar, dhe në bazë të fotove të para që janë publikuar, mund ta kuptojmë lehtësisht se pse kjo kompani ka zgjedhur këngëtaren me origjinë shqiptare.
Ndërkohë Rita është shprehur: “Produktet e ‘Tezenis’ janë shumë cilësore, dhe këtë nuk po e them sepse jam i imazh i kompanisë, por sepse prej kohësh unë jam një kliente e tyre”. E dimë o Rita, malli mirë shet veten.
