Bukuroshja shqiptare me famë botërore, Rita Ora në asnjë rast nuk e ka mohuar prejardhjen e saj. Madje ajo gjithmonë e ka promovuar Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Por, kësaj radhe, ajo këtë edhe e ka deklaruar haptas në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.
“Eshtë një nder i vecantë të takosh shqiptarë në gjithë botën,të cilet punojnë dhe janë të suksesshëm,por që kurrë nuk harrojn prej nga vijnë. Jam shumë krenare që jam shqiptare”, është shprehur Rita në faqen e saj zyrtare, nën fotografinë ku shihet me një person tjetër, që supozohet të jetë gjithashtu shqiptar, me duart në formë shqiponje. /Zëri/
Normal,Rita eshte shqiptare e diaspores,jo si albanistanezet!
Te lumte moj vajze ,nderon veten dhe kombin tende.Suksese