Këngëtarja shqiptare, Rita Ora është ftuar që të marrë pjesë në festivalin e madh tre-ditor, Coachella, që po mbahet në Kaliforni nga 11 prilli deri më 13 prill. Pas mbërritjes, Rita ka bërë disa fotografi të saj të cilat i ka postuar në Instagram. Fustani i zi në foto është punuar nga Roberto Cavalli. Por, gjatë kësaj jave, Rita, ka qenë në kopertinën e revistës “Elle” ku ka folur për veten. Rita Ora mbërriti nga Anglia në Nju York në moshën 18 vjeçare. “Kisha një apartament në të cilin jetoja vetëm, por flisja me prindërit çdo ditë në Skype, si dhe gjatë kohës që regjistrova albumin e parë. Bëja shkëputje të shpeshta nga studio në shtëpi, kisha frikë. Dhe kur them frikë e kam fjalën për frikë. Nuk e kisha idenë se çfarë dreqin po bëja. Nuk dija as të gatuaja, as të laja”, – tregon 23 vjeçarja me origjinë nga Kosova, për “Elle”. Edhe zbukurohen pak gjërat, gjithsesi suksese Rita

