Rita Ora, koncert madhështor në Prishtinë

Ornela

Për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, festimeve jubilare në Prishtinë do u bashkohet edhe këngëtarja me famë botërore, Rita Ora.

Rita Ora do të arrijë në Kosovë në orën 13:00, ndërsa në orën 15:00, bashkë me Këshillin Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, ajo do mbajë një konferencë për mediat.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, ka shprehur gatishmërinë që të këndojë në Prishtinë, duke i bërë kështu një dhuratë Republikës së Kosovës.

Performanca e këngëtares do të zhvillohet nga sheshi Skënderbeu”, përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, deri te sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në koncertin festiv që fillon në orën 20:00.

Me kërkesë të vetë Rita Orës, i gjithë koncerti festiv do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • Me rastin e 10 vjetorit, “bija e Kosoves”, doli nje xhiro

    dhe ja mori nja 300,000 euro, per te tundur bythet nja

    2 ore. E fukarenjte qe nuk kane buke te hane,

    le te vdesin.

    • Ore, ne pervjetor e kane fjalen njerezit qe kontribuan

      ne pavaresi. Kjo shoqja, nese deshiron mund te

      kontribuoje ne menyren dhe mundesita e saj.

      Te festosh pavaresine, duke i ofruar popullit

      tallaca eshte talle b…. me te madhe.

      Megjitheate, ka edhe me keq, mire qe nuk bene

      nate te bardhe si edrama.

    • Ore, ajo mirese te vije, te organizoje koncert, kush do

      aguan bileten shikon koncertin.

      po ti japi hashimja 300,000 euro, qe ja heq nga goja

      fukarenjeve, eshte futja kot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *