Pushimet në Maltë duket se kanë qenë të lodhshme për Rita Orën, e cila është shfaqur pa make up në aeroportin Heathrow të mërkurën. Rita mbante një veshje casual dhe mbante në kokë një kapele. Paparacët kanë kapur menjëherë yllin e muzikës, foto e të cilës kanë përfunduar në mediat rozë, ku Rita kritikohet për rrathët e zinj poshtë syve. Por pavarësisht mungesës së make up-it dhe veshjes sportive, Rita vlerësohet për fizikun e tonifikuar dhe në formë të jashtëzakonshme. Kjo sa i përket pamjes së jashtme, ndërsa për zërin e saj, vajza me origjinë nga Kosova është kthyer tashmë në yll ndërkombëtar.