Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar, dhe së fundmi ka pasur një performancë të jashtëzakonshme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards.
Siç duket kjo ka bërë që të shtohet interesi për këngët e bukuroshes edhe në Gjermani. Njëzet e shtatë vjeçarja ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se është rikthyer në vendin e parë të top listave muzikore të Gjermanisë me këngën “For you”.
Kënga “For You”, e cila erdhi në bashkëpunim me këngëtarin Liam Payne, është kolonë zanore e filmit “Fifty Shades of Freed”.

“Faleminderit Gjermania. “For You” sërish në vendin e parë të top-listave zyrtare gjermane”, ka shkruar këngëtarja në llogarinë personale në Instagram.
Duhet thënë se deri më tani kënga e dyshes është shikuar mbi 53 milionë herë në You Tube, dhe ka më pak se një muaj që është lançuar në tregun botëror muzikor.
s.a/dita
