Nadal kualifikohet në gjysmëfinalet e Majemit

anazapta

Rafael Nadal vuan, por në fund arrin të kualifikohet për në gjysmëfinalet e turneut të Majemit në tenisin për meshkuj. Raketa numër një e botës humbi setin e parë ndaj rivalit të tijin Milosh Raoniç, por përmbysi gjithçka, duke mundur sfidën 2-1 me sete. Një sukses i rëndësishëm për tenistin spanjoll, që konfirmohet si pretendent për të fituar titullin kampion në turneun Master të Majemit. Në gjysmëfinale, Rafael Nadal do të përballet me çekun Tomas Bërdish.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *