Për të gjithë ju që mezi prisni të dëgjoni bashkëpunimin e Rita Oras me Snoop Lion ne albumin e ri të një prej rreperëve më të suksesshëm të historisë së “Hip-Hop”, bëhuni gati se së shpejti do ju jepet mundësia.
Kënga “Torn Apart” gjendet në albumin “Reincarnated”, i cili do të dal në treg në datën 23 prill. Gjithashtu, kjo këngë do të publikohet dhe si single prej këtij albumi dhe do të shoqërohet me një videokëngë të cilin artistët e xhiruan vjet në Tailandë.
Mendohet se “Torn Apart” do të krijoj për Ritën në Amerikë, të njëjtin sensacion dhe promovim publik sa dhe bashkëpunimi i saj me D.J. Fresh në Angli me “Hot Right Now”.