Rita Ora: Një fans tentoi të më vriste

anazapta

Këngëtarja me prejardhje kosovare Rita Ora, ka rrëfyer se si një fans i saj i pasionuar, ka tentuar që ta vrasë.

Ylli 23-vjeçe i adhuron fansat e saj, të cilët ndryshe quhen me emrin përkëdhelës ‘Rita-bots’, por ajo thotë se shpesh fansat e saj presin më shumë se sa duhet nga ajo dhe kur ata veprojnë dhunshëm, ajo ndjehet e pasigurt.

“Është mirë të adhurohesh nga ‘Rita-bots’-it e mi dhe gjithmonë jam e sinqertë me ta. Por ishte një fans në Nju Jork, i cili vërtet më ka frikësuar. Ai më ka përcjellë kudo. Unë nuk e dija se kush ishte dhe shpesh kërkonte të fotografohesha me të. Por njëherë kamera e tij është rrëzuar në tokë dhe ai është tërbuar. Kurrë nuk kam parë dikë të tillë aq të tërbuar. Është e çuditshme se si ti mundohesh t’u japësh atyre çfarë duan dhe ata pastaj shkojnë tepër larg dhe duan të të vrasin”, ka rrëfyer ajo./Zëri

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *