Në stilin e Marilyn Monroe, me onde të arta që bien lehtë në fytyrë, duke luajtur me fustanin, apo e shtrirë në një divan me një kostum të ngushtë blu, këngëtarja Rita Ora shfaqet “glamour” në çdo një nga fotografitë e fushatës së re publicitare Vjeshtë/Dimër të Roberto Cavalli.
Përveç linjës së saj të kozmetikëve me Rimmel London dhe një koleksion veshjesh dhe këpucësh për Adidas, interpretuesja gjithashtu u shfaq në koleksionin “Resort 2014” të Donna Karan dhe është imazhi i parfumit My NY.
Tashmë këngëtarja është futur në ringun e peshave të rënda të modës si imazh i shtëpisë italiane. “Ky bashkëpunim është një nder i madh” tha Ora në Instagram. Duke u shfaqur me penelin karakteristik “cat eye” dhe një makijazh të lehtë, artistja është protagoniste edhe e kësaj videoje sensuale që është pjesë e fushatës.
O.J





Bravo RITA ,jenii me e mira,ju urojm suksese te me tutjeshme.