Këngëtarja e njohur ndërkombëtare dhe krenaria jonë, me prejardhje shqiptare Rita Ora, ka shkëlqyer së bashku me të dashurin Calvin Harris, gjatë parakalimit në tapetin e kuq në ceremoninë e “BRIT Awards” . Ata i lanë të gjithë me gojë hapur, e sidomos bukuroshja Ora, e cila kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë të verdhë të firmës “Prada”. Çifti ka pozuar për mediet para ndarjes së çmimeve, ndërsa Rita ka arritur të mbledhë shumë komplimente për paraqitjen e saj. Kjo nuk ishe e para performancë ku Ora shfaqet mbresëlënëse, pasi edhe në daljen e saj në “Elle Awards” ajo është shfaqur si… princeshë.

kush esht kjo rita