Rita Ora viziton Ambasadën shqiptare në Londër

redaktor

Një mysafire e vecantë ka vizituar Ambasadën shqiptare në Londër. Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora.

Këngëtarja gjatë kësaj vizite ka deklaruar se duhet të mburremi me origjinën tonë.

Vetë këngëtarja me suksesin e saj gjatë vitit të shkuar ka promovuar vlerat e kombit shqiptar në botë.
Ambasadori i Kosovës, z. Lirim Grejçevci tha se Rita Ora është simboli i rinisë kosovare, vendit më të ri në Europë.

Në shenjë nderimi e mirënjohjeje këngëtares iu dorëzuan dy dhurata të akorduara nga qeveria shqiptare: një kostum mbi 100 vjeçar, xhubletë e Malësisë së Mbishkodrës, e një seri treshe monedhash, emetim i vetëm i 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.
Ajo u shpreh se mbështetja dhe dashuria e popullit shqiptar dhe vendit të saj të orgjinës është diçka e shtrenjtë për të si artiste. Më pas ajo festoi për disa çaste me bashkatdhetarë të shumtë që kishin ardhur për ta përshendetur.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *