Këngëtarja kosovare Rita Ora dhe i dashuri i saj Calvin Harris janë duke planifikuar pushime romantike për ti dhënë freski lidhjes së tyre.
Krijuesja e hitit “How We Do” dhe DJ britanik janë këshilluar nga nëna e Ritës që të shkojnë në Irlandë për një pushim disa ditor, pasi është e bindur se kjo do të freskoj lidhjen e tyre gjashtë mujore.
“Rita dhe Calvin shumë rrallë takohen. Ajo mendon se shumë pak po mendon për veten dhe për këtë dëshiron të gjejë kohë të lirë për pushime. Nëna e saj i ka këshilluar ata të shkojnë në një vend të qetë në Irlandë dhe të kalojnë disa ditë së bashku”, ka deklaruar një burim i të përditshmes Daily Star.
