Lindur në Fier. Ka përfunduar studimet me medalje të artë në gjimnazin “Janaq Kilica” dhe ka vazhduar studimet në Fakultetin Juridik, në Budapest. Eksperiencë disa vjeçare në fushën e jurisprudencës. Prej vitit 2012, koordinatore në Qendrën “Grupimi Ekolëvizja”. Aktualisht është kandidate për deputete e Partisë së Gjelbër në qarkun e Fierit.
A ka me të vërtetë materiale plasike që i tret dheu?
– Patjetër që ka, madje që në Janar me VKM është bërë e detyrueshme të përdoren vetëm qese biodegradabile, me shenjën dalluese mbi të. Qeveria e bëri këtë hap, të paktën në letër, pasi aty ku blej unë, nuk kam parë të të japin qese të tilla.
Po në Evropë, a përdoret në masë?
– Edhe atje nuk është e përhapur aq sa duhet, për shkak të kostos së lartë.
Po silikoni që vejnë gratë në buzë apo në gjoks, kur vdesin ato, a e dëmton mjedisin?
– Së pari, silikoni dëmton trupin kur gruaja është gjallë, pasi nuk izolohet plotësisht dhe vjen një dite përhapet në gjithë trupin, dhe kjo ndotje shkakton shumë sëmundje madje edhe kancer.
Çfarë ndodhi që nise të impenjohesh në çështje mjedisore?
– Në vitin 1996 shkova në Hungari për të studiuar në Universitet. Ishte hera e parë që largohesha nga Shqipëria dhe u vendosa në një konvikt afër një rruge me tetë korsi. Gjithë kohës nuk pushonte zhurma, madje edhe natën dritat e makinave ndriçonin dhomat. Kishte ndotje nga plumbi, bloza, dioksiti i karbonit aq shumë sa nuk e shijonim dot bukurinë e Budapestit. Në atë periudhë u ndërgjegjësova, se sado komodidet të kesh me një mjedis të ndotur, nuk vlen.
Danubi çfarë ngjyre ka?
– Nuk e ka blu! Ka ngjyrë hiri dhe shpesh në pranverë del nga shtrati dhe e përmbyt qytetin. Por, megjithëse dihet që kalon në shumë qytete industriale të Evropës veriore, për habi kishte njerëz që peshkonin në ujrat e tij.
A ka ardhur koha të ngrihet një gjykatë e veçantë vetëm për çështjet mjedisore?
– Nuk ka aq shumë çështje, sa të lindë nevoja për ngritjen e një gjykate të tillë. Qytetarët e interesuar, mund të ankohen në agjensitë rajonale të mjedisit dhe mund të kërkojne të hiqet leja mjedisore e një subjekti që shkakton dëme mjedisore, dhe prej aty kalon në gjykatën civile.
Ndërkohë që vendimi i formës së prerë mund të kërkojë vite të jepet, gjatë kësaj pritjeje të gjatë, a vazhdon pa ndërprerje grryerja e maleve, prerja e pyjeve apo kruarja e shtrateve të lumenjve?
– Teorikisht gjykata mund të pezullojë punimet pa qenë nevoja të pritet për vendimin e formës së prerë. Por shpesh, subjektet ose nuk kanë leje mjedisore ose i shkelin ato përtej kufijve të lejës së shfrytëzimit. Kultura e abuzimit mjedisor kur gjen dhe strukturat shtetërore që nuk kryejnë punën e tyre, bën të mundur ekzistencën e këtij realiteti të hidhur.
Nëse do të përzgjidheshin vetëm gjykatëse gra, për çështjet mjedisore, a do të kishim vendime më të drejta?
– Mendoj se po. Pasi një grua është e prirur të mendojë më gjatë drejt së ardhmes. Burrat shkatërrojnë, aty për aty, vetëm për të rritur të ardhurat…
Pse gratë e përgojojnë, e përçmojnë apo edhe e tallin, një grua që edhe pse ka mundësi për të mos e dëmtuar mjedisin, duke udhëtuar me makinë, udhëton me tren apo autobuz?
– Është e drejtë që kështu ndodh. Është një garë e tmerrshme në kurriz të natyrës për të ngjitur shkallët e statusit shoqëror. Nëse ke një biznes me fitim, një shtëpi të madhe, makina…etj dhe gjithashtu shpenzon pa hesap qëndron në krye. Statusi shoqëror është pushtet më vetë.
Sa përqind e makinave mund të kenë hyrë në Shqipëri për shkak të insistimit të grave, që i kanë detyruar burrat e tyre ti blejnë?
– Gratë në shumë rrethana i nxisin burrat drejt konsumit në shumicën e rasteve, pasi nëse nuk vrapon drejt konsumit, harxhimeve të panevojshme të ndryshon edhe statusi social, madje quhesh koprac pa qënë i/e tillë. Pra, nëse kursejnë të gjithë atëherë ka vlerë e gjitha.
Çfarë mendon për importin e plehrave?
– Ligji e ndalon importin me qëllimin e depozitit të plehrave, por bëhet fjalë për import të mbetjeve. Nëse nuk do të kishte abuzime, unë nuk shoh asgjë të keqe në të.
E pranojmë të gjithë, se ne hedhim me qindra e mijëra tonelata plehra në lumenj. Nga këto, sidomodos shishet plastike, fillojnë një udhëtim në detin Adriatik, i cili nuk është vetëm i yni. Mos vallë, italianët duan të na sjellin plehrat tona që hedhim e jo të tyre në të vërtetë?
– Italianët sjellin materiale plastike të shtypur dhe të pastruar. Ndërsa, për shishet plastike, është një rrymë deti që i mbledh të gjitha mbeturinat plastike të botës, diku në Paqësor dhe aty është krijuar një sipërfaqe sa Teksasi me këto shishe plastike, për të cilat nevojiten disa qindra vite që të degradojnë.
Pse nëpër ballkone, nuk ka lule në Shqipëri?
– Mbase nuk janë të përshtatshme që në ndërtim. Veç kësaj, ata që vendosin lule i venë përtej parmakut dhe kjo krijon problem te fqinjët poshtë…
Mund të jetë një arsye edhe xhelozia ndaj luleve të komshinjve?
– Shpresoj që jo.
Rita, qeveritë shqiptare, a do të vijë një ditë, që do të fitojnë luftën që i kanë shpallur natyrës?
– Nëse njeriu e vret natyrën, bashkë me të ka vdekur edhe vetë. Mes të vdekurve, nuk mund të ketë fitues!
Hyrja e detit në Golem, deri në pallatet e ndërtuara në breg, mos vallë është fillimi i hakmarrjes së natyrës ndaj nesh?
– Është veçse fillimi, pasi disa shkencëtarë parashikojnë që për disa mijëra vite, Shqipëria do të jetë e mbuluar me ujë.
A do t’i dhuroni, 140 palë syze me xhama jeshile, parlamentit të ardhshëm?
– Nëse do të kemi fonde, pse jo.

qenke si shpirt o motra
Rrezaton kulture dhe miresi.
Voten time ta kam dhane me gjithe zemer dhe mendje.
Qeverisja e pyjeve në udhëkryq që prej 20 vjetësh
Nga: Mehmet Metaj*
Pas 20 vjetësh përpjekjeje për përshtatje me ekonominë e tregut, Sektori i Pyjeve dhe Shërbimi Pyjor Shqiptar megjithë mbështetjen me dy projekte të mëdha nga Banka Botërore dhe FAO (rreth 40 mln USD) perseri nuk arriti dot të reformohet.
Pyjet ende sot jane viktime e matrapazëve-trafikant të lëndës drusore nga njëra anë dhe e strukturave shtetëre të pariorganizuara nga ana tjetër. Sot pyjet “mbrohen dhe mbarështohen” ende me struktura, mendësi dhe praktika të viteve ’70, duke harruar fare Silvikulturën si teknika-bazë e inxhinjerëve të pyjeve. Ky sektor sot vetëm sa vegjeton dhe s’ka si të ndodhë ndryshe në një vend që me ligj lejohet eksportimi druve te zjarrit dhe qymyrit të drurit-që i lë matrapazët e pyjeve (që janë rreth 250) të livadhisin me lëndën e drurit duke shfarosur masive të tëra pyjore. Në Lurë kjo furi shfrytezimi shkaktoi zhdukjen e specieve të rrralla te ketij parku si rrobulli dhe arrneni.
Pas viteve ‘90 shteti nuk ishtë në gjendje ti menaxhoj pyjet shtetërore, dhe i la pa mbështetje dhe investime ripyllezimesh, pra pothuajse në mëshirë të fatit. Ne kete situate iu krijua terren per disa “specialistë” që “zbuluan” celesin e shpetimit te pyjeve duke i dhëne 50 % të tyre në përdorim te sipermarresat qe nuk dinin se c’ishte pylli.
Ne vitet me pas “për nje politikë decentralizimi” pyjet filluan t’i jepen në pronësi komunave. Ky eshte nje rast unikal në botë. Nuk ka asnjë përvojë të ngjashme të tillë. Idea u bazua në disa nene të Kanunit të Lekë Dukagjinit-që pyjet jua linte në përdorim fiseve te cilat u keqinterpretuan dhe me keq u zbatuan. Ne kohën e Nemces dhe Mbretërise Zogolliane pyjet ju ceduan të huajve që i shfrytëzuan sa deshën por jo aq barbarisht sa do t’i shfrytezonim me vone duke lënë pasoja të parikuperueshme si ndoodhi ne periudhen komuniste ku u shfarosën rreth 280 mije ha pyje për krijim tokash bujqësore dhe kullota polifite. Po shfarrosjen me te madhe do ta pesonin ne periudhen e tranzicionit kur u shfarosën pothuajse gjithë pyjet e lartë afër rrugëve dhe të mbritëshme (rreth 500 mije ha) nga të cilat reth 100 mijë në mënyrë të parikthyeshme dhe rreth 100 mije ha të djeguar nga zjarret. Me ligjin e parë të hartuar në kushtet e Shqipërisë së ekonomisë së tregut (1992) u pranua dhe sanksionua që 40 % e pyjeve t’ju jepen në përdorim komunave duke respektuar traditën dhe shmangur “ndërhyrjen” e shtetit në teritoret e komunave. Në këtë mënyrë komunat mund të plotësonin dhe nevojat e veta për dru zjarri dhe lëndë ndërtimi. Nëse ato do të prodhonin “mall” për treg ato do ti paguanin tarifë shtetit për shfrytëzimin e kësajë pasurie publike. Fondet u mendua që do të shërbenin për mirëmbajtjen e këtyre pyjeve si pronë publike (për mbrojtjen e tyre nga zjarri dhe sëmundje-dëmtuesit). Natyrisht qe kjo praktike eshte e njohur dhe sprovuar tashmë në vendet perëndore.
Por kjo “reforme’ tek ne u ekzagjerua dhe pothuaj degjeneroi pas vitit 2005 kur u amendua ose u nxorr “jashtë përdorimit” ligji i pyjeve dhe pyjet ju dhanë në pronësi komunave por pa përcaktuar qarte pronarin. (?!!). Kjo katrahure do t’ju kushtojë jo vetëm pyjeve dhe sektorit pyjor por dhe vet vendit nëse nuk i thuhet stop dhe të bëhen llogari se çfarë po bëjmë dhe sa pyje do mbeten shtetërore dhe sa komunale.
Nga 1,5 mln ha pyje që kemi ose që kan mbetur me kadastër sot, këto 5-6 vitet e fundit ju dhanë me V.K.M. rreth 750,000 ha, ose 50 % e tyre filimisht në përdorim dhe këto vitet e fundit dhe “në pronësi” komunave. Por më e keqja e kësaj është se kjo u bë pa u shoqëruar me masa të tjera te domozdoshme si dhënia e administratës menaxhuese të pyjeve, komunave. Sot nga rreth 1000 inxhinjera pyjesh të diplomuar gjysma e tyre janë pa punë ose punojnë aty-këtu në shoqata apo subjekte private nderkohe qe pyjet i ka komuna por ajo s’ka inxhiniera pyjesh se s’ka fonde që të punësoj këta specialistë. Kjo erdhi si papritur, pa plan dhe pa u studjuar. Përse duhej bërë nje reforme e tille pa bërë as dhe një analizë institucionale, ekonomiko-financiare dhe ekologjike? Ndërkohe kujtojmë se ndonëse shteti ende ka rreth 1000 vetë në organikë, ata shërbejnë nën strukturën viteve ’70 qe vazhdon me paga të sistemit të Kodit të Punës duke demotivuar punen e tyre. Ristrukturimi e Shërbimit Pyjor Shtetëror as eshte vene ne diskutim
Një pasoje direkte e ketij keqmenaxhimi te pyjeve jane përmytjet e përseritura në Shkodër dhe mbare Shqiperine. Në se do të kishim ato pyje të vërtetë që mbajnë rreth 20 % të reshjeve nuk do të kishte arritur uji i këtyre lumenjeve të përmbytete në atë shkallë tragjike qytetin e Shkodrës dhe fshatra e qytete të tjera të vendit.
Të dhënat statistikore të pyjeve, ndonëse janë të vjetëruara (sipas kadastres se v. ‘ 85) kan ardhur duke u rrudhur dhe sot nga 1.5 mln ha fond pyjor, kan mbetur vetëm rreth 300.000 ha pyje të lartë ose pyje të vërtetë. Këta fal mungesës së rrugëve. Ky fakt ka “shpëtuar” nga prerjet rreth 100.000 ha pyje te virgjër në zona të thella malore, si Malësia e Gashit, Zall-Gjoçaj. (dhe kjo vitet e fundit po pritet nga kontrabandistët që kanë arritur të ndërtojne vete rrugë dhe në këto terrene).
Gjatë dy dekadave të fundit pyjet dhe vet Shërbimi Pyjor pësoi një shok sasior dhe cilësor dhe ndonëse është tentuar herë pas here të bëhen arnime të strukturave démodé të trashëguar te viteve ‘70 por asnjëherë nuk është marrë në një analize ekonomike dhe të vlerave të tyre ekologjike dhe sociale sektori i pyjeve, ndonëse si sipërfaqe pyjet mbulojnë ende rreth 50 % të teritorit të vendit.
Kemi lexuar disa artikuj tuajat dhe me vjene mire qe kandidoni dhe sidomos ne Fier ne Qytetin tone .Do te kerkoja te ishit me shume aktive sidomos ne mediat lokale duke ngritur problemet mjedisore te shumta qe ka ky qytet duke i zgjuar nga gjumi apo tensioni politik .