‘Rithemelimi’ zhvillon sot zgjedhje në 108 qendra votimi për kryetar të PD

J L

Sali Berisha dhe Ibsen Elezi janë dy kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, në zgjedhjet që do të zhvillohen sot nga Komisioni i Rithemelimit.

Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00, do të mbyllet në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në 108 qendra qendra votimi.

Sali Berisha, sipas të gjitha pritshmërive, do të jetë fitues përballë Ibsen Elezit, një garë që nuk e favorizon këtë të fundit për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, e madje vetëm dy ditë më parë kërkoi shtyrjen e procesit zgjedhor. Edhe në fletën e votimit, emri i Sali Berishës renditet i pari, ndërsa i dyti Ibsen Elezi.

Sipas Rithemelimit, anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD do të votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit.

Ndërkohë, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ftoi të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.

Ditën e djeshme kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka kërkuar shtyrjen e datës për mbajtjen e zgjedhjeve. Gjatë një deklarate për mediat, Elezi ka bërë me dije se zgjedhjet duhet të shtyheshin me 14 ditë, pasi kjo e tanishmja është kohë e pamjaftueshme. Ai theksoi se procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim me Statutin e PD-së.

Njoftimi nga PD:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se ditën e diel, datë 22 maj 2022, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Proçesi i votimit do të nisë në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00.

Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.
 
Kandidatët për Kryetar sipas renditjes në fletën e votimit janë:
 
1.     Sali Berisha
2.     Ibsen Elezi

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Eshte turp te degjosh se sot do votohet per nji parti te shpallur Non-Grata ,por keta kane te drejte si Sali Berisha I cili nuk ka kurajo te denoi Argiten dhe SY-Peshkaqenin ku njera kerkoi 3.000.000.Euro per nji firme apo sy -peshkaqeni hodhi njigerdec ne ere dhe s’i hyri nji gjeb-ne kembe ,ku plaku -mere ,sali-berisha
    do me cdo kusht qe ketyre shtrigave te tij te mos ju konfiskohen pasurite ,se ne organet e drejtesise jane istaluar Viktori -Tusha ,Besnike deri ne vdekje e Sali-Berishes,Marsila -XHafellari ,besnike der ne vdekje e Sali-Berishes ,Sonila -Bejtja ,besnike deri ne vdekje apo prokure Imeraj besnike deri ne vdekje e sali-berishes ,por per fatin e zi e shkarkoi “vetingu”dhe krimineli sali del ne media dhe ben propogande me drogaxhinj apo pijanece ku e ndjekin nga pas 50.000 vete nga e gjith SHqiperia me shprese per krytare -bashkie apo doganiere ,kjo eshte drejtesia Shqiptare
    Sali berisha duhej te ish arrestuar qysh me 97-kur drgo 3-avione ne Vlore per te vrare njieres te pafajshem kurse shtriga dhe sy-peshkaqeni jane me bisnese me vila marramendse ku 50.000 drogaxhinj dhe pijanece e
    ndjekin nga pas NON-GRATA Saline .Hajde-Drejtesi -Hajde.

  • Te dy maloke qe pretendojne te mbajne peng akoma Partine Demokratike te qytetareve shqiptare. Shqiperia -vendi i paradokseve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *