Ritmet e ulëta të procesit të vetingut po vonojnë ngritjen e SPAK

Leda Hysa

 

Nga 15 prokurorë që kanë aplikuar për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar  vetëm 8 prej tyre kanë kaluar përfundimisht filtrin e vetingut që është kusht për të qenë pjesë e kësaj strukture.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit I cili monitoron  procesin e vettingut për kandidatët për SPAK-un; ve në dukje se nga 15 kandidatë që kanë shprehur interesin për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezulton se 10 prej tyre janë konfirmuar në detyrë në shkallë të parë me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Tetë prej këtyre vendimeve kanë marrë formë të prerë, ndërkohë që pjesa tjetër nuk ka marrë ende formë të prerë. Rezulton se për dy subjekte, është ushtruar e drejta e ankimit nga Komisioneri Publik pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA). Një kandidat u rrëzua gjatë procesit të vetingut, ndërkohë pjesa tjetër e këtyre kandidatëve, rezulton se janë shortuar nga KPK .

Por sipas vëzhgimit që ka bërë Komiteti Shqiptar i Helsinkit ritmet e procesit të vettingut rezultojnë të ulëta edhe për gjyqtarët e emëruar përkohësisht në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë dhe të Apelit e cila do të shndërrohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Për Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, rezulton i konfirmuar vetëm një gjyqtar dhe është shkarkuar një gjyqtar, nga 15 gjyqtarë në total që janë emëruar përkohësisht dhe duan të jenë pjesë e kësaj strukture të gjyqësorit. Ndërkohë për pjesën tjetër, përkatësisht për 13 gjyqtarë nuk rezulton të jetë zhvilluar seancë dëgjimore nga KPK.

Për Gjykatën e Posaçme të Apelit rezulton se janë konfirmuar 5 gjyqtarë me vendim të formës së prerë, nga 11 që është në total numri i gjyqtarëve të emëruar përkohësisht nga KLGJ. Ndërkohë që 5 prej tyre janë shkarkuar nga Komisioni I Pavarur i Kualifikimit, 1 subjekt nuk ka filluar procedura e rivlerësimit.

Ngritja dhe funksionimi I SPAK është vendosur si kusht nga Bundestagu gjerman edhe për hapjen e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Euopian.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *