Ritual i përditshëm – Opozita akuzon, pozita përgënjeshtron!

redaktor

Çdo ditë opozita,
e gjen nga një kleçkë,
të dalë e të flasë,
Ramën ta bëjë leckë!

Për të gjetur fakte,
s’vuan natyrisht,
se çdo punë e Ramës,
gjithnjë ka një bisht!

Por problem s’është bishti,
si mund të mendohet,
por fakti që shteti,
kurrë nuk maskohet!

Po me krenari,
vijon rrugëtimin,
dhe të fshehë “bishtat”,
as e merr mundimin!

I gjithë korrupsioni,
në vatanin tim,
bëhet me ndërgjegje,
dhe paramendim!

Hapur maxhoranca,
i bën kusaritë,
e nuk pjerdh për popull,
e për opozitë!

Por prapë opozita,
vazhdon denoncimet,
dhe si ritual,
vijnë përgënjeshtrimet!

Në përgënjeshtrime,
në fund do bitisni:
“Ju plehrat e SHQUP-it,
s’kini gojë të flisni!

S’kini gojë të flisni,
të ngrini furtunë,
se ju kini vjedhur,
nga neve më shumë!”

Dhe lufta me shifra,
hyn çdo ditë në lojë,
për ata që s’kanë,
për të folur gojë!

Nuk ka sektor shteti,
mos jetë atakuar,
por çdo gjë në çast,
është përgënjeshtruar!

Çdo ditë e çdo ditë,
shohin shqiptarët,
gënjeshtarë karriere,
dhe anti gënjeshtarët!

“Gënjeshtarë karriere”,
thotë Rama dhe çeta,
po në fakt nga SHQUP-i,
vijnë shumë të vërteta!

Por SHQUP-i i Salës,
është “penalizuar”,
të thotë ç’të dojë,
nuk duhet besuar!

Po unë e kam shkruar,
disa herë tek “Dita”,
duam-apo s’duam,
kjo është opozita!

Nuk është se papritur,
unë e kam dredhur,
po dhe opozita,
me vota është zgjedhur!

Kur ka denoncime,
qoftë dhe nga një mizë,
vetë prokuroria,
duhet të lëvizë!

Duhet gjithë akuzat,
ajo t’i hetojë,
se përgënjeshtrimi,
s’mund të të pastrojë!

Dhe kjo qeveri,
emrin e përbalti,
po Rama me Llallën,
janë në muaj mjalti!

KLSH-ja thotë,
lekët kush i griu,
dhe asaj i thonë,
“Je vegël Saliu!”

Kur s’bën gjë më shumë,
se përgënjeshtrime,
e vërteta mbetet,
gjithmonë jetime!

Aq më shumë kur thagmat,
bëhen fare hapur,
vendi ynë vazhdon,
të jetë vend i kapur!

Është një vend i kapur,
në kthetra korrupsioni,
ndaj duket shumë fallco,
“Njerëz denonconi!”

Denoncime ka,
pa fund-e pa fund,
po herr-korrupsionin,
asgjë nuk e tund!

Share This Article
8 Comments
  • Ben vaki dhe sala,
    S’eshte me Sal i ziu!
    Ama,KLSH.ja?
    Esht’ kok’ e kembe Saliu.

    Me beso,o Duka
    (Ketu esht’ dhe klecka!)
    Sala ka dy kuka,
    Njeren, ja mban’ Leska…

    • po po ,si tha Pali ,gjagji Pali ai qe u kenaq se i vdiq vajza ne aksion ,se pastaj partia e beri familje pararoje
      “Pe nder te partise une dhe Envorri nuk dime gje ,do e kete ber Mehmuti me koken e tij ” ….[ e ka fajin Leskaj ]

      o shoku Shqipe
      ke degjuar ndonjeher per matematiken ti ?
      e di kush e ka ber ? ne fakt e ka hedhur bazen Al gjebra [jabr]
      andej nga ata callmat e palara sot ,por dikur ishin kryeqyteti i qyteterimit
      nejse ,Leskaj ka shifrat ne dore ,pervec mbledhje e zbritje nuk ben dot asgje
      nqs e paska fajin Mehmuti …ashtu Leskaj
      pse nuk dalin llogarite ?? formalizim ,taksa ,burg ,borxh
      po ku jane mor njeri ???
      e lexove formalizimin ?? 43 mije vende pune te suprimuara
      do bejne shtet ….ah , lumi qe mori Vunone …pse e la EDverin tone ?!

      Shqipe
      ju keni mallkimin e baballareve mbi shpine ,
      ju prodhoni vetem tirane dhe hajdut .
      shtetit nuk ja dini as emrin , dhe pushteti i juaj ka mbaruar kur ra muri i Berlinit
      ju jeni fotokopja tragjikomike e diktatoreve qe ju kane riprodhuar
      kete e kam per parine …ti je skllav ,skllav koperativist !

  • Duka je POET, por do te lutesha te beje 1 poezi per ne si komb VASAL ne SHEKUJ… e te gjithe fuqive Boterore te kohes, por qe asnjehere nuk na qeshi buza pasi Udheheqesit tane VASAL, te vetmen gje te perfeksionuar te tyre ishta hakmarrja me veglat e VASALITET kunder te gjitheve atyre qe i mendonin qe ishin kundar tyre.

    Njerzit te heqin dore nga politika o vella , se ne Shqiperi njerzit lindin skllever dhe vdesin Skllever, por pak e kuptojne. Kjo ishte, eshte dhe do te jete HISTORIA jone.

  • qe keta vjedhin me pak e beson kushdo.Por keta jane me nikoqire ne vjedhje.Banda e Saliut ishte si nje tufe me derra te urriturqe ju leshuan ares me miser-pasurise kombetare Hengren shkretuan dhe u majmen.Banda e rilindjes si urithet po mbledh e ha cka lene tufa e derrave.Sovrani ngelet pa bereqet por me letren e pronesise ne dore.
    keq me derrat e keq me urithet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *