Zvicra fiton miqësoren e luksit me Brazilin, sukses edhe për Islandën, Ibra mund Norvegjinë
Sllovenia, kundërshtari i 6 shtatorit për Shqipërinë, është mundur 2-0 në miqësoren që ka luajtur dje me Finlandën, duke pësuar nga një gol për pjesë. Dje kanë zhvilluar miqësore edhe skuadrat e tjera të grupit, ku spikat fitorja e Zvicrës me Brazilin. Skuadra kryesuese e Grupit E arriti të merrte rezultatin e lakmuar falë një autogoli nga Dani Alvesh në pjesën e parë dhe i gjithë takimi u mbyll 1-0. Islanda, kundërshtari i dytë në shtator, mundi 1-0 Ishujt Faroe. Në lojë ishte edhe Norvegjia, me të cilët Shqipëria i ka mbyllur ndeshjet. Norvegjezët u mundën 4-2 në Suedi, me tre gola të shënuar nga Ibrahimoviç.
Shqipëri-Armeni 2-0
Finlandë-Slloveni 2-0
Zvicër-Brazil 1-0
Suedi-Norvegji 4-2
Islandë-I. Faroe 1-0
