Rivarrimi i Isa Boletinit, qeveria e Kosovës ndan 50 mijë euro

redaktor

Qeveria e Kosovës ka ndarë 50 mijë euro për rivarrimin e heroit kombëtar, Isa Boletini.

Ministri për Forcën e Sigurisë, Haki Demolli ka thënë se, me rastin e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletini, më 10 qershor, të gjitha qytetet e Kosovës do të dekorohen me flamuj kombëtarë dhe ata shtetërorë.

Gjatë mbledhjes së të mërkurës të qeverisë, ministri i FSK-së, Demolli, ka shpjeguar në detaje se si do të organizohet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar në Boletin të Zveçanit, duke thënë se, pjesa kryesore e saj do të bëhet në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës.

Demolli ka bërë me dije se, për sigurinë e ceremonisë do të përkujdeset Policia e Kosovës dhe KFOR-i.

Share This Article
1 Comment
  • Qeveria e Eshtrave
    Nderkohe qe te gjallet po eshtnohen
    Ne trupin pa eshtra
    Te Kosoves
    Qe me eshtrat e Shqiperise
    U ngrit
    U mbaj
    Per 50 vite rresht
    Nga 1941 te 1991.
    Deri kur
    Shqiptari i squllet
    Per eshtrat e veta
    Neper bote do endet
    Se fundi me i gjetun
    Ne trup me i ngulun
    Sa te jete jeta
    Shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *