Riza Durmishi: Zemra ime rreh për Danimarkën!

Dita

Riza Durmishi është lojtari shqiptar i Brondby, në Danimarkë që do të luajë kundër kuqezinjve më 4 shtator.  Ai e ka origjinën nga Tetova, pasi prindërit e tij janë zhvendosur nga ajo pjesë shqiptare e Maqedonisë dhe jetojnë në Danimarkë.

Futbollisti me origjinë shqiptare ka lindur atje, por nuk e mohon se i ka “rrënjët” shqiptare. Ai është ftuar nga trajneri Morten Olsen në kombëtaren daneze për kualifikuesen e 4 shtatorit ndaj Shqipërisë. Do të luajë apo jo, kjo mbetet të shihet, por ama është bërë subjekt i medias së Danimarkës. Shkak është prejardhja e tij, nga kundërshtari i radhës në fushatën kualifikuese të “Euro 2016”.

“Edhe pse prindërit e mi janë shqiptarë, të premten babai im do të marrë me vete fanellën e ekipit të kuq të Danimarkës,” – thotë Riza Durmishi. Për shumicën, mund të kishte qenë e vështirë për të zgjedhur. Riza Durmishi e ka pasur mundësinë të luajë edhe me Shqipërinë, por ka zgjedhur pa hezitim Danimarkën. Nuk ka pasur kurrë një dyshim të dytë për këtë. – “Ka qenë gjithmonë dëshira ime e madhe për të luajtur me Danimarkën. Nuk kam qenë kurrë në një situatë të dyzuar, sa të merrja parasysh zgjedhjen e kombëtares së një vendi tjetër”, – thotë lojtari 21-vjeçar i Brondby, për “Ekstrabladet”.

Durmishi ka lindur dhe është rritur në Ishoej, prandaj nuk ishte kurrë në dyshim për zgjedhjen e tij. Pavarësisht nga rrënjët shqiptare të prindërve, nuk ka asnjë mosmarrëveshje në shtëpi, me familjen, për zgjedhjen që ka bërë, duke përfaqësuar Danimarkën. “E gjithë familja ime, nëna, babai, vëllai, gjyshi nga Gjermania dhe xhaxhai im, do të jenë në “Telia Parken” të premten. Unë jam i sigurt se babai im do të marrë me vete fanellën e Danimarkës”, – thotë Riza Durmishi.

Share This Article
11 Comments
  • bravo xake, ty te paguajne ata, te vune dhe te besh provokacjen.
    do provosh edhe te rrahurat e zemres kuq e zi, kur tifozat dheberish, canaj do kendojne hymnin shqiptar.
    ti nuk e kupton, se nuk di shqip, je danez, je larg zemres kuq e zi,tifozat do te kendojne
    une ja ku e zi, dhe ty do te rrahe zemra nga frika, per danezet

  • bravo xake, ty te paguajne ata, te vune dhe te besh provokacjen.
    do provosh edhe te rrahurat e zemres kuq e zi, kur tifozat dhe berisha, canaj e gjithe ekipi ,me tifozat do kendojne hymnin shqiptar.
    ti nuk e kupton, se nuk di shqip, je danez, je larg zemres kuq e zi,tifozat do te kendojne
    une ja ku e zi, dhe ty do te rrahe zemra nga frika, per danezet

  • Po ca ja fusni pordhes ju…..kush investoi per ate,Duka,Saliu,Rama,Ramizi……dhe une te isha ne vend te tij per Danimarken do luaja,te tjerat do ju a kisha lene juve ti pinit lengun.

  • kurre bravo darius. ke emer jo shqiptar e qe nuk te ndalon njeri ne stadium ne danimarke.
    kush ka emer shqiptar, nuk e lejon policia, jane 6ooo vete me bileta.
    ke fat do brohorasesh per durmishin,u bete dy me zemer per danimarken do tju shohim kur te kendonin shqip danazshen

  • sHQIPTARET PO TE MOS KISHIN TRADHETUAR VEHTEN DHE NJERI TJETRIN SOT DO TE KISHIN BERE EMER DHE DO TE ISHIN SI HOLLANDA,VEND I BEGATE

  • o buleta…..
    nenteksi eshte shume i qarte,deri sa une kam lind ne Danimarke,dhe per mua investoi familja ime,ai shtet,normalisht qe une jam Danez pastaj jam Shqiptar.
    Po shqiptaret eksitohen me xhama vija dani dani……dhe harrojne se nuk kane memorie,per 1945-1992-1997-2011.
    Tani ne 2015 kur bota ka 50 vjet qe iken me satelit,shqiptaret akoma po ziejne uje ne kusi-t.

    Dhe dicka tjeter,qe ta kesh ti per kulture per veten tende,ne Danimarke jane organizuar gjithmone komplotet kunder Ilirise,Arberise,shqiperise.
    Hajde ciao,je njesh!!

  • Darius nuk na u hap per infot e tua ik komento te forumet e danezve ne do jemi kuq e zi edhe sikur te ndodhin shum me keq sec ckan ndodhur ne shqiperi sepse te qenit shqiptar nuk fitohet ose dhurohet lind me te mor djal e mir apo e keqe qoft dhe me e rendesishmja esht se ne i kemi rrenjet te ngulura ne token e shqiponjave si pem gjigande nuk shkulemi kollaj nga stuhirrat e koherave kurse njerez te vegjel si ti dhe ai danezi nga maqedonia jeni shkurre pa rrenj ju merr era kollaj. Sepse ka njerez si ju me shumic po kalon keq shqiperia por prap esht e pa vdekshme se ka dhe luaner qe sju dihet vlerat e plota po jan egzistojn dhe po shtohen derisa shqiperia te arrij aty ku e meriton. Rroft shqiperia e madhe etnike. Posht tradhtaret dhe te dobtit inferior.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *