Roben falënderon Parisin, por nuk ikën nga Bajerni

redaktor

Arjen Roben pranon se ndihet i nderuar nga zërat e merkatos që e lidhin me Paris SG, por shton se është i lumtur te Bajerni i Munihut. Lajmet nga merkato thonë se kampionët e Francës po marrin në konsideratë idenë për të bërë një lëvizje për holandezin në janar, por ai e bëri të qartë se ai nuk po mendon të largohet. “Është gjithmonë nder kur një skuadër e madhe si Paris SG tregon interesim, por të gjithë e dinë se unë ndihem shumë mirë te Bajerni për momentin. Nuk di ndonjë gjë më tepër dhe dua të mendoj vetëm për të luajtur futboll”. Kontrata e 29-vjeçarit vlen deri në vitin 2015, ndërkohë që luan me Bajernin që nga viti 2009, kur u ble nga Reali për 25 milionë euro. Së fundmi shefi ekzekutiv i Bajernit, Karl Hainc Rumenige bëri të ditur se klubi do të rinovojë kontratën me Robenin, ndërsa akoma më e afërt duket dita e zgjatjes së bashkëpunimit me Jerome Boateng dhe David Alaba. E përditëshmja “Bild” bën të ditur se klubi ka arritur tashmë akordin për rinovimin me dy mbrojtësit dhe zyrtarizimi i kontratave të reja do të bëhet pas Asamblesë së Përgjithshme të klubit, e cila do të mbahet në 13 nëntor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *