Roben: Sa më shumë plakem, aq më i mirë bëhem

redaktor

Ylli i Bajern Mynih, Arjen Roben, thotë se mosha nuk ka shumë ndikim në të dhe beson se ai po përmirësohet me kalimin e viteve.

Roben ka dhënë një prononcim për Goal, ku ka folur edhe për orarin e ngjeshur të ndeshjeve të futbollit.

Mendoj se është shumë e rëndësishme të shikosh veten dhe të kujdesesh për trupin.

Veçanërisht pas një sezoni të gjatë, ku ne luajtëm në Botëror dhe kishim pak kohë pushim.

Megjithatë, kjo është pjesë e lojës.

Ju duhet të vazhdoni dhe të pushoni kurdo që keni rast.

Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në pushimin dimëror.

Mosha ime? Sa më shumë që plakem, aq më i mirë bëhem…”, ka thënë Roben.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *